Kim Kardashian dhe Kylie Jenner kanë publikuar një foto së bashku në Instagram. Në këtë foto vërehet ngjashmëria që kanë motrat jobiologjike, sidomos te pjesa e syve. Duket se Jenner është duke i qëndruar pranë motrës së saj.

Ndërkohë, 17-vjeçarja Kylie ka treguar se është financiarisht e pavaruar nga e ëma, duke thënë se paratë i fiton vetë, ndërsa i shpenzon kryesisht për rroba.

“Që nga mosha 14-vjeçare nuk i kam marrë asnjë para nënës, vetë i fitoj dhe vetë i shpenzoj. Të ardhurat më shkojnë kryesisht për veshje”, ka treguar ajo.

Jenner aktualisht është në një lidhje me reperin 25-vjeçar Tyga. Këta të dy janë parë në Los Angeles në premieren e filmit “Dope” ku ka luajtur edhe i dashuri i Jenner.

Motra e Kylie, Kim është në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshortin Kanye West. Çifti aktualisht ka një vajzë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel