KQZ çregjistron kandidatin e PD në Këlcyrë

09/06/2015 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve çregjistroi kandidatin e PD-së në Këlcyrë, Gentian Muhameti.

Pavarësisht se institucionet shtetërore nuk kanë kthyer ende përgjigje për veprimtarinë e kandidatit, shtatë anëtarët e trupës më të lartë zgjedhore, votuan pro kërkesës së PD për të çregjistruar këtë kandidat.

KQZ e argumentoi me faktin e vonesës së prodhimit të fletës së votimit, pavarësisht se pohuan se nuk ka ende bazë ligjore për çregjistrimin e tij, por morën të mirëqenë vullnetin e Partisë Demokratike, për të larguar nga gara kandidatin, që sipas saj nuk kishte pranuar të verifikohej.

Top Channel