Bojaxhi sfidon Veliajn dhe Kosovën: Takimi i Dhomës Amerikane ishte i parapërgatitur

09/06/2015 00:00

Gjergj Bojaxhi sfidon të gjithë kandidatët që garojnë për bashkinë më të madhe në vend, në atë që e quan një debat të vërtetë për problemet e qytetarëve të Tiranës.

“Do të doja t’u bëja thirrje të gjithë kandidatëve për Bashkinë e Tiranës, të pranonin një debat përpara qytetarëve, me pyetje nga qytetarët për çështje dhe problematika që ka qyteti jonë”, tha Veliaj.

Personi që mungoi në takimin e zhvilluar gjatë paradites me Dhomën Amerikane të Tregtisë tha se nuk ishte i pranishëm sepse sesioni pyetje-përgjigje ishte i përgatitur.

“Tirana nuk ka nevojë për aktivitete të parapërgatitura, me pyetje të parapërgatitura, ku kandidatët thjeshtë lexojnë atë që u kanë përgatitur stafet e tyre”, u shpreh Bojaxhi.

Top Channel