Veliaj në Baldushk: 21 qershori do t’ia ndryshojë fytyrën kësaj zone

09/06/2015 00:00

Mes qindra mbështetësve të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Erion Veliaj nga Baldushku ka prezantuar atë se çfarë do të ndryshojë në këtë zonë me votën e 21 qershorit.

“Me votën e 21 qershorit, ne votojmë që të vijë uji në Baldushk qendër, në Balhaxhias, Veski, Mustafakoç dhe në Balshaban. Me votën e 21 qershorit, ne pastrojmë rezervuarin e Veskisë, Mustafakoçit, Parretit dhe Balhaxhiasit. Me votën e 21 qershorit ndërtojmë urën Kocaj-Veski, që asnjë fëmijë, asnjë fermer, asnjë që do shkojë në punë të mos pengohet nga ura”, është shprehur Veliaj.   

Por, Veliaj i është përgjigjur dhe sulmeve të Partisë Demokratike, të cilët sipas tij, vijnë pasi ata po e ndjejnë humbjen.

“Këta po e ndjejnë humbjen, e dini nga aprovohet? Nga fakti që ka dalë Saliu nga shpella dhe fillon ofendon gjithë familjet e Shqipërisë. Për çfarë na duhen ata në Tiranë? Që të flenë gjumë edhe katër vite tjera? Jo, e duam bashkinë në punë, 24 orë, shtatë ditë të javës, 365 ditë në vit”, ka deklaruar kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

Top Channel