Ibrahimovic: Jam gati të kthehem te Milani

10/06/2015 00:00

Gjigandi suedez, Ibrahimovic i ka shprehur dëshirën drejtuesve të Milanit për t’u rikthyer sërish në “San Siro”.

Sipas mediave sportive italiane, Adriano Galliani është takuar të martën me përfaqësuesin e lojtarit, Mino Raiola, si dhe ka biseduar personalisht në telefon më Ibrahimovic-in.

Duket se sulmuesi ka pranuar të nënshkruaj një kontratë 3-vjeçare dhe tashmë drejtuesve të Milanit i mbetet të arrijnë marrëveshjen e transferimit me klubin francez.

Kontrata e ish-sulmuesit të Juventusit, Interit dhe Milanit, përfundon Qershorin e 2016-ës me francezët e PSG, të cilët duket se nuk duan ta lëshojnë deri atëherë, por pas dhënies së “OK” nga ana e lojtarit mbetet për t’u parë nëse ai do të vesh sërish bluzën kuqezi.

Top Channel