NBA, Cleveland Cavaliers udhëheqin serinë e Finaleve falë LeBron James

10/06/2015 00:00

Cleveland Cavaliers, të udhëhequr nga LeBron James (40 pikë dhe 12 topa në tabelë), fituan 96-91 ndaj Golden State Warriors dhe marrin avantazhin në serinë e Finaleve të NBA (2-1).

Kjo është ndeshja e tretë radhazi që “King James” shënon një “double-double”.

Ylli i Cavaliers është lojtari që ka shënuar më shumë pikë në 3 ndeshjet e para të Finaleve në historinë e NBA, me 123 pikë, që do të thotë një mesatare prej 41 pikësh për ndeshje.

Ndeshja e katërt e Finaleve do të luhet të enjten, në orën 03:00 me orën shqiptare.

Top Channel