Luis Enrique, deri në vitin 2017 me Barcelonën

10/06/2015 00:00

Luis Enrique do të jetë trajner i Barcelonës edhe për dy sezone të tjera. Pasi fitoi Champions League në Berlin, duke arritur “Tripletën” e dytë në historinë e Barcelonës, trajneri spanjoll ka rinovuar kontratën me klubin katalanas edhe për një vit, duke ia shtyrë skadencën për qershorin e vitit 2017.

Në këtë mënyrë, bien poshtë të gjitha spekulimet të cilat vetë trajneri bëri që të lindnin me deklaratat e tij pas fitores ndaj Juventusit, kur tha se nuk e dinte aspak të ardhmen, por do të shijonte triumfin europian.

Luis Enrique ka mundësinë që sezonin e ardhshëm të barazojë Guardiolën duke fituar edhe Superkupën e Spanjës, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve.

Top Channel