Sarandë, posedonte municione; arrestohet 24-vjeçari

10/06/2015 00:00

Policia e Sarandës sekuestroi armë dhe arrestoi në flagrancë poseduesin e tyre, shtetasin Kliton Abazi, banues në Vlorë.

Arrestimi 24-vjeçarit u krye në banesën e tij, në fshatin Fterrë-Sarandë.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesë, Abazit iu gjet një pistoletë TT, një tjetër pistoletë shenjëdhënëse, 1.5 metër fitil-zjarrpërcjellës, granata dore, 720 fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm dhe 402 fishekë luftarakë, model 56.

Top Channel