Kosova prezanton planin për infrastrukturën: Do asfaltojmë rrugët dytësore dhe rurale

10/06/2015 00:00

Kandidati i PD për Tiranën, Halim Kosova ka zhvilluar paraditen e së hënës një tryezë ku ka prezantuar planin e tij për infrastrukturën në rast se zgjidhet kryetar i bashkisë së kryeqytetit.

Në fjalën e tij, zoti Kosova ka deklaruar se do t’u kushtojë vëmendje rrugëve dytësore dhe atyre të rrethinave të Tiranës, me qëllim lidhjen sa më mirë të tyre me kryeqytetin.

“Do rregullojmë rrugët dytësore të lagjeve të Tiranës dhe do t’i kthejmë kryeqytetit pamjen që meriton. Kemi llogaritur 120 kilometra rrugë të asfaltuara. Rrugët që lidhin fshatrat janë llogaritur në 130 km. Ne synojmë që t’i kthejmë fshatrat në mikrozona turistike, të cilat do t’i bashkangjiten Tiranës. Gjithashtu janë planifikuar për rrugët rurale një investim prej 32 milionë dollarë”, ka deklaruar Kosova.

Top Channel