Vëzhguesit: Fushata, premtime pa programe

10/06/2015 00:00

Koalicioni për zgjedhje të lira dhe të ndershme për demokraci të qëndrueshëm bëri publik raportin e parë në lidhje me monitorimin ecurisë së procesit zgjedhor para ditës së zgjedhjeve.

Vëzhguesit konkludojnë se ka presion të administratës publike për të merrja pjesë në takime elektorale nga të dy krahët.
 
Erjona Mulellari, drejtore e KZLNDQ, u shpreh: “Është shqetësues fakti që punonjës të administratës publike kanë mbështetur kandidatë të partive politike gjatë orarit të punës. Bëhet fjalë për një shkelje të Kodit Zgjedhor”.

Lidhur me premtimet elektorale që po bëhen në fushatë, sipas vëzhguesve, ato u shkojnë më tepër për shtat atyre që bëhen në zgjedhje paralmentare.

“Vihet re që ka mbështetje gjithmonë e më të madhe nga kryetarët e grupeve politike, duke e bërë të duket këtë si një fushatë parlamentare. Fushata po trajton tema të nivelit kombëtar, siç është çështja e taksave apo çmimit të energjisë elektrike”, tha analisti Arben Qesku.

Asnjë nga kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet e 21 Qershorit nuk ka vënë në dispozicion programet e tyre, me të cilët u ofrohen qyetarëve.

Mirela Arqimandriti, drejtuese e KZLNDQ-së, theksoi: “Programet nuk jepen ngaqë trajtojnë të njëjtat problematika në një zonë të caktuar dhe nuk janë publike sepse nuk duan, sipas kandidatëve, që kundërshtari të mësojë mënyrën e zgjidhjes”.

Ashtu si dhe në zgjedhjet e mëparshme, edhe në këto të fundit bëhen ndërrime të komisionerëve nëpër KZAZ dhe ka mosrakordim ndërmjet tyre, për shkak të presioneve të partive politike.

Top Channel