FIFA, shtyhet procesi i përcaktimit të organizatorit të Botërorit 2026

10/06/2015 00:00

Pas skandalit të korrupsionit që ka mbërthyer FIFA-n, organizmin më të lartë qeverisë të futbollit botëror, që u shoqërua me dorëheqjen e presidentit Sepp Blatter vetëm 4 ditë pas rizgjedhjes së tij në atë post për të pestin mandat radhazi, duket se efektet do të shtrihen edhe më gjatë ndër vite…

Edhe pse jemi ende shumë vite larg, plot 11 nga 2026-a, kur do të zhvillohet një prej kampionateve botërore të futbollit, procesi për caktimin e organizatorit të atij evenimenti madhor ishte paracaktuar të zhvillohej gjatë majit të vitit 2017, në Kuala Lumpur Malajzisë.

Por, hetimet dhe akuzat e ngritura në lidhje me proceset e dhënies së të drejtave të organizimit të dy eventeve botërore pararendës të tij, pikërisht ato për Botërorin 2018 dhe 2022, respektivisht në Rusi dhe në Katar, bënë që të mos ndërmerret asnjë hap për të tjerët në vijim.

Prokurorët zviceranë kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimin e parregullsive të pretenduara financiare në lidhje me përcaktimet e fituesve të këtyre dy kampionateve botërore.

Top Channel