Nënshkruhet marrëveshja për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi

10/06/2015 00:00

Para një viti, rreth 2500 fëmijë mendohet se shfrytëzoheshin në rrugë dhe një e katërta e tyre në kryeqytet. Për të frenuar këtë dukuri, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka nënshkruar një marrëveshje të përbashkët me Ministrinë e Brendshme dhe atë të Arsimit.

Klosi theksoi se ky është një pakt për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi, punët e papërshtatshme dhe për t’i kthyer në shkollë, por edhe për t’u siguruar kushte normale jetese.

Top Channel