Pelegrinazhi në Kishën e Laçit, dyndje besimtarësh të të gjitha feve

10/06/2015 00:00

Vitet e kaluara, e marta e fundit ka përkuar shpesh me datën 12 qershor, një ditë para 13 qershorit, që shënon edhe festën e Shën Antonit të Padovas, por një fakt i tillë nuk ka qenë pengesë për pelegrinët e shumtë, të cilët kanë vizituar kishën e Laçit këtë vit.

Jo vetëm gjatë ditës, por edhe mbrëmja ka regjistruar flukse të larta pelegrinësh, nga i gjithë vendi. Një fakt, që theksohet shpesh aktualisht, është pikërisht prania në këtë tempull të shenjtë e personave pa asnjë dallim fetar.

Për të shtunën e 13 qershorit, drejtuesit e kishës dhe uniformat blu kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen sa më të mirë të kulmit të pelegrinazhit.

Autoritetet kishtare në këtë kishë bëjnë thirrje për rregull, qetësi dhe pastërti, për të organizuar sa më mirë ceremoninë dhe meshën, e cila ndiqet nga një numër shumë i madh pelegrinësh të disa feve.

Top Channel