Kim Kardashian, në pritje të një djali

10/06/2015 00:00

Ata kanë një vajzë të vogël, North, e cila më 15 qershor bën 2 vjeç. Dhe tani Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj, Kanye West, janë në pritje të fëmijës së dytë, një djalë. Kështu raporton “US Weekly”.

“Kim gjithmonë ka dashur dy fëmijë. Një vajzë dhe një djalë”, thotë një mikeshë e 34-vjeçares.

Një tjetër burim ka thënë për “US Weekly” se Kanye është shumë i lumtur që do të bëhet me djalë. “Kanye e adhuron vajzën më shumë se çdo gjë, por për të plotësuar botën e tij ai dëshironte edhe një djalë”.

Kim ka thënë me herët se po bën përpjekje të qëndrojë e shëndetshme gjatë shtatëzënisë së dytë. “Këtë herë kam një nutricionist që më mban të shëndetshëm”, ka thënë ajo.

Top Channel