KQZ merr masa për votimin e personave me aftësi të kufizuara

10/06/2015 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se po merr të gjitha masat për të mundësuar votimin e personave me aftësi të kufizuara në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e këtij institucioni ka bërë të ditur se, çdo qendër votimi do të jetë e pajisur me shabllonin përkatës për të verbërit dhe me infrastrukturën e duhur për personat me probleme të tjera.

“Është investuar për fletët e votimit me alfabetin ‘brail’. Gjithashtu, me ndihmën e ndërkombëtarëve kemi mundësuar rampet, që do të vendosen në qendrat e votimit, ditën e zgjedhjeve”, ka shtuar zëdhënësja.

Top Channel