Milo mbështet ish-ushtarakët: Kjo shtresë, gjithmonë e persekutuar

10/06/2015 00:00

Kryetari i partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, zhvilloi këtë të mërkurë një takim në Tiranë me anëtarët dhe simpatizantët e partisë së tij.

Ai u foli atyre për programin e PDS dhe alternativën që ajo përfaqëson në politikën shqiptare.

“I sugjeroj qeverisë, që ta dëgjojë zërin e Shoqatës së Ushtarakëve në Lirim. Ne si parti e kemi mbështetur vazhdimisht. Gjej rastin edhe njëherë të them: duhet dëgjuar zëri i tyre, sepse janë një shtresë e cila për 25 vite me rradhë, është pak të them se janë të persekutuar, për shkak të keqtrajtimit financiar që u është bërë. Ne si Demokraci Sociale do të japim të gjithë mbështetjen tonë, me gjithë përfaqësuesit tanë që do të jenë atje, mbështetje që do të jetë cilësore për të përballuar ato detyra të rëndësishme që dalin pra këshillit të ardhshëm bashkiak”, deklaroi Milo.

Top Channel