Kosovë, rritet trendi i mosdeklarimit të pasurisë

10/06/2015 00:00

Prirja e mosdeklarimit të pasurisë në Kosovë vitin e fundit ka shënuar rritje, vlerësohet në një raport të OJQ-ve.

Duke komuentuar këtë raport, kryetarja e Komisionit për Legjislacion nga rardhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu tha se dokumenti tregon se po pasurohen zyrtarët publikë, të cilët nuk po arrijnë të justifikojnë pasurinë marramendëse.

Ndërsa, Koordinatori kombëtar për luftimin e krimit ekonomik nga Prokuroria e Shtetit, Shqipdon Fazliu ka kritikuar shoqërinë civile, për faktin se po kërkohet dënim me burg efektiv për mosdeklarimin e pasurisë edhe për një asambleist të thjeshtë që e ka pagën 100 euro.

Edhe gjyqtari i Gjykatës Supreme, Avdi Dinaj ka deklaruar se, vendimet e gjykatave janë të pakomentueshme, madje edhe nga vetë gjyqtari i lëndës.

Sipas tij, grupi më i lehtë për kryerjen e veprave penale është pikërisht mosdeklarimi i pasurisë. Dinaj ka shtuar se nuk duhet të bëhet presion nga shoqëria civile për shpalljen e dënimit.

Top Channel