Fotot më të bukura nga hapësira

10/06/2015 00:00

Si pjesë e projektit të njohur “Daily Overview”, Benjamin Grant, nga Nju Jorku poston çdo ditë fotografi nga sateliti në Instagram. Ato tregojnë peizazhe të mrekullueshme nga mbarë globi.

Fotot janë frymëzuar nga ajo që njihet si “efektet hapësinore”, që ka të bëjë me ndjesinë që austronautët provojnë kur shohin tokën nga hapësira. Grant është shprehur se përmes fotove, dëshiron që njerëzitt a shohin planetin e tyre në një këndvështrim tjetër.

“Duke ju ofruar këto fotografi, ne duam që të ndikojmë te njerëzit dhe të ndryshojmë mënyrën se si e shohin planetin”, është shprehur Grant.

Llogaria në Instagram “dailyoverview” tani numëron mbi 47 mijë ndjekës, ndërsa aty mund të shikoni foto të jashtëzakonshme.

FOTO GALERI
1/9
Bondi Beach, Sydney, Australia

Top Channel