Migrimi, Hyseni në konferencën rajonale: Gati të punojmë me fqinjët

10/06/2015 00:00

Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, të mërkurën ishte pjesë e konferencës ministrore të Iniciativës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë, të mbajtur në Shkup.

Në një komunikatë për mediat të shpërndarë nga dikasteri përgjegjës thuhet se, Hyseni i është drejtuar kësaj konference me një fjalë të rastit, edhe pse zyrtarisht Kosova është pranuar anëtare e plotë e me të drejta të barabarta në këtë iniciativë.

Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërfqinjësor, Hyseni tha se Kosova është e angazhuar për bashkëpunim me të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, me qëllim adresimin e dukurive që përbëjnë shqetësim për gjithë rajonin.

Gjithashtu, Hyseni falenderoi të gjitha vendet që kanë përkrahur pjesëmarrjen e barabartë të Kosovës në këtë nismë dhe u zotua që Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë përkatëse do të japin kontribut të plotë në këtë nismë rajonale.

Top Channel