Rama: Reforma territoriale, ndryshim infrastrukturës shkollore

10/06/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë pasditen e së mërkurës në Panairin e Ideve, me temën “Shkolla, qendër komunitare”.

Në fjalën e tij, Rama ka deklaruar se reforma e re territoriale do të mundësojë një bashkëpunim të ri qeveri-bashki, për të ndryshuar situatën e rëndë ku, sipas tij, ndodhen shkollat në vend.

“Situata e shkollave që kemi marrë në patronazh ka qenë befasuese. Përgjigjia që në i kemi dhënë kësaj situate ka qenë shumë inkurajuese. Ne do bashkëpunojmë me bashkitë për ta mbështetur projektin për shkollat komunitare, në mënyrë që projektet të mos mbeten peng i burokracive apo konflikteve politike”, ka thënë Rama.

Top Channel