Shkodër, asgjësohen mbi 2 mijë rrënjë kanabis

10/06/2015 00:00

Policia e Shkodrës asgjësoi një sasi të konsiderueshme bimësh narkotike, të dyshuara hashash në fshatin Qerret dhe në komunën Pult.

Policia ishte sinjalizuar në rrugë operacionale për kultivimin e bimëve narkotike në këto dy zona.

Pas sigurimit të informacioneve të nevojshme, uniformat blu të Shkodrës ndërmorën operacionin për asgjësimin e bimëve.

Pjesa më e madhe e bimëve janë asgjësuar në fshatin Qerret, ndërkohë që rreth 600 të tjera në komunën Pult.

Policia thotë se bimët ishin mbjellë në tokë pa pronar dhe shton se ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të hashashit.

Top Channel