Brazili fiton 1-0 miqësoren e fundit përpara Kupës së Amerikës

11/06/2015 00:00

Brazili fitoi miqësoren ndaj Hondurasit me rezultatin 1-0 dhe bëhet gati për debutimin e tij në Kupën e Amerikës, kompeticion që zhvillohet në Kili.

Kjo ishte fitorja e 10 në 10 ndeshjet miqësore që Brazili ka zhvilluar që pas Botërorit të vitit 2014.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi Roberto Firmino, në minutën e 32-të, pas një pasimi të Luis Filipes nga e majta.

Skuadra e drejtuar nga Dunga do të debutojë në Kupën e Amerikës në datën 14 qershor ndaj Perusë, për ndeshjen e parë të grupit C, ku përfshihen edhe Kolumbia e Venezuela.

Top Channel