Xhafzotaj, Lame shpërndan 400 leje legalizimi

11/06/2015 00:00

ALUIZNI ka shpërndarë 400 leje legalizimi në komunën Xhafzotaj të Shijakut. I pranishëm në ceremoninë e ndarjes së tyre ka qenë dhe drejtori i Përgjithshëm, Artan Lame.

Gjatë ceremonisë u theksua se, ky proces nuk është pjesë e fushatës elektorale, po një veprimtari normale për të ligjëruar pronat faktike të qytetarëve.

Sipas kreut të ALUIZNI-t, në 8 vjet qeverisja e djathtë ndau vetëm 36 leje legalizimi. Ndërsa deputeti Gentian Bejko tha se së shpejti do të miratohet në Parlament dhe ligji për amnisti të ndërtimeve të kryera pas vitit 2009.

Top Channel