Arratiset nga dhomat e izolimit të policisë greke, kapet në Kapshticë

11/06/2015 00:00

Ka zgjatur më pak se dy ditë arratia e një të riu, i cili u arratis nga dhomat e izolimit të policisë greke, për t’u arrestuar në Kapshticë.

33-vjeçari Floriand Lala, me banim në Tiranë. Ai mbahej i shoqëruar, në dhomat e izolimit të Stacionit të Policisë Kufitare në Kostur, nga ku kishte mundur të largohej më 9 qershor.

Policia shqiptare është njoftuar nga ajo greke se “Floriand Lala ishte duke kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë”.

Pas aksionit të policisë shqiptare, Lala u kap në afërsi të piramidës nr. 24, ndërsa po hetohet për veprën penale të “kalimit të paligjshëm të kufijve”.

Top Channel