Kryeministri i Moldavisë: Vendi, në prag kolapsi financiar

11/06/2015 00:00

Kryeministri moldav ka paralajmëruar për rrezikun e falimentimit të shtetit. Në rrezik është dhe zbatimi i Marrëveshjes së Asociimit me BE-në.

Chiril Gaburici akuzoi politikanët moldavë se e kanë lënë vetëm në një kohë kur vendi ndodhet para një kolapsi të mundshëm financiar.

“Pa një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar është e pamundur të shmanget falimentimi i shtetit”, deklaroi ai.

Përpara nënshkrimit të një marrëveshjeje, FMN kërkon shpërbërjen e tri bankave moldave: “Banca de Economi”, “Banca Sociala” dhe “Unibank”, që janë të përfshira në skandalin e zhdukjes së miliarda dollarëve.

Top Channel