Meta, në Mallakastër: Më 21 Qershor, votë plebishitare

11/06/2015 00:00

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një takimit elektoral në Mallakastër, u tha të pranishëmve se i njeh problemet që ata kanë.

Meta tha se, ndonëse nuk bënë dot shumë gjatë këtyre 18 muajve, ata do ta shlyejnë këtë mungesë me punë gjatë katër viteve të ardhshme me kandidatin Shyqyri Kapllani.

“Mallakastra do të tregojë me votën e saj plebishitare më 21 Qershor se do të jetë ndër të parat në krye të drejtimit të duhur, duke votuar në mënyrën më bindëse Shyqyri Kapllanin”, deklaroi Meta.

Top Channel