Detyrat e mësuesit për verën: Kërceni dhe shihni agimin e mëngjesit

11/06/2015 00:00

“Kërceni pa turp dhe ëndërroni jetën tuaj. Mos flisni fjalë të këqija dhe jini gjithmonë të sjellshëm. Të paktën njëherë, shihni agimin e mëngjesit”. Këto janë detyra që nuk i prisje. Një mësues i ri, në Fermo të Italisë, Cesare Cata, ka postuar në Facebook detyrat për nxënësit e tij.

“Lexoni dhe ëndërroni të ardhmen tuaj. Nëse ndiheni të trishtuar apo të frikësuar, mos u shqetësoni. Vera, si të gjitha gjërat e mrekullueshme, vendos në vend të parë shpirtin. Provoni të shkruani një ditar (në shtator, nëse do të dëshironi e lexojmë bashkë)”.

Profesori 30-vjeçar e pranon se është frymëzuar nga John Keating, docenti vizionar i filmit “Dead Poets Society”, i luajtur shkëlqyeshëm nga Robin williams. Ai hipte mbi katedër “për të kujtuar veten time se duhet t’i shohim gjërat nga këndvështrime të ndryshme”.

“Për shkak të tij sot kam këtë profesion”, thotë Cata, i cili shpreh nevojën e një shkolle ndryshe në ditët e sotme, që të vlerësohet pasioni për diturinë.

Top Channel