Goli i mrekullueshëm i Xherdan Shaqirit ndaj Lihtenshtejnit (Video)

11/06/2015 00:00

Xherdan Shaqiri, sulmuesi kosovar që luan me kombëtaren e Zvicrës, shënoi një gol të mrekullueshëm në miqësoren ndaj Lihtenshtejnit, që përfundoi me rezultatin 3-0 për bardhekuqtë.

Lojtari i Interit goditi nga larg me të majtën dhe topi përfundoi në cepin e sipërm të portës kundërshtare.

Dy golat e tjerë të Zvicrës u shënuan nga një tjetër futbollist me origjinë shqiptare, Blerim Dzemaili.

Top Channel