Si të ushqeheni shëndetshëm gjatë pushimeve…

11/06/2015 00:00

Këshilla më e thjeshtë për të ngrënë shëndetshëm është të qëndroni në shtëpi, por ç’duhet të bëjmë kur hamë jashtë, apo kur jemi me pushime?

Sipas “Washington Post”, kur gatuan vetë ke më shumë kontroll mbi gatimin. “Ju sigurisht që keni më shumë kontroll mbi ushqimin kur gatuani vetë, por nuk keni pse të hiqni dorë nga të ngrënit jashtë, ndonjëherë”, thotë Ellie Krieger, kolumnistja dietologe e gazetës.

Ajo jep disa këshilla kur jeni “jashtë kuzhinës tuaj”.

Shijoni pushimet tuaja
“Nuk duhet të fiksoheni, por gjithashtu shmangni mentalitetin ‘hej, dreq, jam me pushime’. Mundohuni të ndërtoni dy apo tre trajtime speciale çdo ditë. Kështu unë kënaqem dhe qëndroj me mendje të freskët”, thotë Krieger.

Nëse doni të shmangni kripërat, kufizohuni tek salcat dhe sallatat
“E para gjë është të kërkoni salca dhe sallata. Ato zakonisht janë një burim kripe, dhe në këtë mënyrë mund të kontrolloni se sa dëshironi”, shton Krieger. “Gjithashtu, mos kini frikë t’i kërkoni kamarierit, të flasë me shefin e kuzhinës për të përdorur sa më pak kripëra”.

Mos harroni të lëvizni
Bëni diçka aktive gjatë pushimeve, dhe kjo është një mënyrë e mirë për të trajtuar veten tuaj. “Kur isha në Meksiko, notova, bëra kajak, vrapova në plazh. Dua të ha shëndetshëm, një mëngjes të thjeshtë, drekë, por sigurisht lë vend dhe për një pije Pina Colada apo disa patatina në mbrëmje”, këshillon Krieger.

Top Channel