Milo, takime në Elbasan: PDS, drejtimi i duhur për qytetin

11/06/2015 00:00

Kryetari i partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21qershorit, zhvilloi një takim në Elbasan, me anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie.

Ai u foli atyre për programin e PDS dhe alternativën që ajo përfaqëson në politikën shqiptare.

“Elbasani është një pasuri e madhe e Shqipërisë, në kuptimin e mundësive të mëdha që ka për investime. Kemi alternativa politike të ndryshme, por ato nuk duhet të bëhen pengesë për zhvillimin e Shqipërisë, të mos ushqejmë iluzione se do vijnë të tjerët të na ndihmojnë. Duhet të mbështetemi tek rinia jonë, tek energjitë tona, tek kapacitetet tona, tek profesionalizmi ynë. Votoni Demokracinë Sociale, se të jeni të sigurt, se duke votuar Demokracinë Sociale keni bërë një hap në drejtimin e duhur, një veprim që do t’ju shërbejë juve si qytetar, do t’i shërbejë qytetit të Elbasanit, qeverisjes së tij, por në fund të fundit, do t’i shërbejë të gjithë Shqipërisë”, tha Milo.

Top Channel