Dritan Leli: Aeroport turistik për Vlorën

11/06/2015 00:00

Kandidati për Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli, gjatë takimit me përfaqësues të biznesit në Vlorë, deklaroi se krijimi i një strukture promovuese të turizmit si “brand-i Vlora” dhe infrastrukturës së favorshme për të rritur numrin e vizitorëve, ku përfshihet dhe projekti madhor i aeroportit që do të shkurtojë distancën e udhëtimit për turistët, janë pjesë e programit për katër vite.

“Do të jem një përçues i mirë i çdo halli tuaj në qeveri. Do të keni mbështetjen time”, premtoi Leli.

Top Channel