Korçë, Gjergj Mero: Shtresat në nevojë  nuk do të braktisen

11/06/2015 00:00

Në takimin me banorë dhe mbështetësit e Partisë Republikane në Korçë, kandidati Gjergj Mero tha se shtresat në nevojë do të mbështeten dhe nuk do të braktisen, sikurse po vepron qeveria qendrore dhe bashkia, duke u hequr bukën e gojës, që është ndihma sociale.

“Në programin tonë, ne kemi vendosur që të gjitha shtresat në nevojë, të mbështeten minimalisht me subvencion të pagesës së energjisë dhe të ujit, për të mos patur më nesër asnjë kryefamiljar në burg”, tha Mero.

Top Channel