Ndërron jetë aktori Christopher Lee

11/06/2015 00:00

Christopher Lee ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare, në një spital të Londrës, ditën e diel.

Aktori anglez u bë i famshëm me rolin e Drakulës në vitin 1976 dhe me interpretimin në filmin me agjentin 007, me titull ‘The Man With The Golden Gun’.

Sipas ‘The Telegraph’, bashkëshortja e tij priti ta bënte të ditur lajmin derisa të njoftonte të gjithë familjarët e aktorit.

FOTO GALERI
1/3
Christopher Lee si Drakula

Top Channel