Tushe: Bashkia e Lezhës ka projekte afatgjata

11/06/2015 00:00

Kandidati i majtë për Bashkinë e Lezhës, Viktor Tushe, është takuar me banorët e lagjes “SMT” dhe lagjes “Nënë Tereza” në Lezhë, ku deklaroi se Bashkia e Lezhës asnjëherë nuk ka bërë investime elektorale dhe nuk do të bëjë absolutisht asnjëherë.

“Shumë shpejt do të fillojë puna për infrastrukturën rrugore në lagjen “SMT”. Ju garantoj se nuk është investim elektoral. Bashkia e Lezhës nuk ka bërë kurrë investime elektorale”, tha Tushe.

Top Channel