Gjykata refuzon sërish ndryshimin e masës së sigurisë për deputetin Frroku

11/06/2015 00:00

Gjykata e Lartë ka rrëzuar paraditen e së enjtes kërkesën e avokatëve të deputetit Mark Frrokut për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Në përfundim të seancës, avokati i Frrokut e ka cilësuar si të papranueshëm vendimin e trupit gjykues.

“Ne do të këmbëngulim që zoti Frroku të lirohet dhe të kthehet në Parlament. Akuza për vrasje në Belgjikë është e padrejtë, pasi autoritetet belge nuk po kërkojnë ndjekjen penale të Frrokut”, ka deklaruar avokati.

Deputeti Frroku gjendet nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Top Channel