Katy Perry, fytyra e re e Moschino

11/06/2015 00:00

Katy Perry ka treguar se është fytyra më e re e firmës së modës Moschino, pasi ka postuar një imazh të frymëzuar nga vitet ‘90 në llogarinë e saj të Instagramit.

Këngëtarja 30-vjeçare kishte veshur një kanotiere të shkurtër ngjyrë ari dhe një fund të zi, në foton e postuar për 21.6 milionë ndjekësit e saj, ditën e mërkurë.

“Fytyra e Moschino” ka shkruar bashkëngjitur fotografisë së saj këngëtarja, e cila edhe pse kishte vetëm një orë që ishte postuar, kishte marrë mbi 175.000 pëlqime.

Top Channel