Sponsorët e fushatave, Bojaxhi: Financuesit i marrin “investimet” disafish

11/06/2015 00:00

Gjergj Bojaxhi denoncoi atë që e quan keqqeverisje të Tiranës si pasojë e financimeve të paligjshme të fushatave zgjedhore.

Kandidati i pavarur për bashkinë e kryeqytetit ka sjellë shembullin e kompanisë që fitoi tenderin e pastrimit të qytetit, për të marrë mbrapsht disafish sipas tij, paratë që shpenzoi në fushatë.

“Korrupsioni dhe klientelizmi, që janë plagë e Tiranës, shkon deri tek kazanët e mbeturinave që janë më të vjetër se tranzicioni”, deklaroi Bojaxhi.

Top Channel