Messi: S’ka rivalitet mes meje dhe Ronaldos

11/06/2015 00:00

Leo Messi ka fituar të gjitha trofetë e mundshme këtë sezon. Paraqitjet e tij në pjesën e dytë të sezonit, pas ceremonisë për “Topin e Artë”, ishin të një niveli tjetër, dhe më të drejtë është favorit për të rrëmbyer “Topin- e pestë – të Artë” në karrierë.

Megjithatë, rivaliteti me Ronaldon, që sipas tij është i nxitur nga mediet, nuk po i pëlqen aspak. “Pleshti” ka deklaruar se ai nuk ka rivalitet me portugezin, dhe asnjëherë nuk do të ketë.

“Nuk ka asnjë rivalitet, është diçka e krijuar nga mediet. Nuk ka qenë asnjëherë Messi kundër Ronaldos”, është shprehur numri 10 i Argjentinës. Ai ka shtuar se dëshiron të qëndrojë te Barça, pavarësisht thashethemeve që e lidhin me skuadra tjera.

“Barcelona më ka dhënë gjithçka, më ka dhënë mundësinë ku asnjë skuadër tjetër nuk më besonte. Nuk dua të luaj për ndonjë skuadër tjetër, dhe do të qëndroj deri sa Barça të ketë nevojë për mua”, ka vazhduar “Pleshti”.

Messi ka folur edhe për rastin e Boateng, e cila u pasua me një reagim të madh në internet, kur mbrojtësi i Bayern u rrëzua në tentim për ta ndalur yllin e katalanasve.

“Shokët e skuadrës gjithmonë më mbështesin dhe më urojnë kur shënoj, por unë nuk mund të bëj ndeshje të mëdha, nëse nuk kam lojtarë aq të mëdhenj në skuadër. Ti gjithmonë dëshiron të shënosh, por kjo nuk është gjithçka në një ndeshje futbolli”, është shprehur Messi.

Top Channel