Ahmetaj: Kemi hapur mbi 106 mijë vende pune. Eksportet, rritje spektakolare

11/06/2015 00:00

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj ka deklaruar gjatë seancës parlamentare të së enjtes se, reformat e ndërmarra nga qeveria kanë dhënë një seri efektesh pozitive në ekonominë e vendit.

Sipas Ahmetaj, rezultatet e këtyre reformave janë ndjerë kryesisht në sektorët jobujqësorë dhe në eksporte.

“Kjo qeveri, që kur ka ardhur në pushtet dhe deri sot që po flasim, vetëm në sektorin jobujqësor ka krijuar 106 mijë e 121 vende të reja pune. Vetëm në vitin 2014 janë regjistruar 16 mijë e 731 kompani të reja, një rekord në të gjitha vitet. Gjithashtu, eksportet në pesë muajt e fundit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë rritur me 11.9 për qind, me një kërcim spektakolar në majë, që rikonfirmon futjen e ekonomisë shqiptare në një cikël spektakolar 6-vjeçar”, ka deklaruar Ahmetaj.

Top Channel