Sportistët më të paguar 2014; fituesi i “sfidës së shekullit” në krye, para sfidantit

11/06/2015 00:00

Revista amerikane “Forbes” ka publikuar listën e sportistëve më të pasur në botë, ndër të cilët i pari në listë, vetëm gjatë vitit 2014 ka fituar 300 milionë dollarë. Por kush është ky dhe nga cili ndiqet? Janë pikërisht ata, dueluesit e “ndeshjes së shekullit” në boks, Mayweather dhe Pacquiao.

Boksieri amerikan ka fituar gjatë vitit të kaluar plot 300 milionë dollarë, prej të cilave 285 kanë ardhur si pasojë e ndeshjeve të zhvilluara në ring, veçanërisht nga ajo me Manny Pacquiaon gjatë muajit të kaluar, të cilën e fitoi me pikët e jurisë. 15 milionët e tjera janë siguruar si pasojë e sponsorizuesve të panumërt.

Në vendin e dytë, disi larg prej amerikanit, renditet “Pac Man”-i filipinas, me 160 milionë dollarë të futura në llogarinë e tij personale, shumica e të cilave është siguruar sërish prej “ndeshjes së shekullit”.

Menjëherë pas tyre renditen dy superyjet e futbollit Ronaldo e Messi. Edhe pse ky i fundit ka koleksionuar “tripletën” gjatë këtij viti me Barcelonën, ndërsa Ronaldo ka mbetur duarbosh, apo më saktë pa asnjë trofe të ngritur, ai sërish ruan një diferencë prej 5,8 milionë dollarë më shumë se “pleshti”. Ylli portugez i Realit ka fituar plot 79,6 mln dollarë, ndërsa argjentinasi i Barcelonës është ndalur në kuotën e 73,8 mln dollarëve.

Në vendin e pestë është tenisti zviceran Roger Federer, i ndjekur nga “Mbreti” LeBron James, ndërkohë që listën “top 10” e plotësojnë Durant, Mickelson, Woods, Bryant. Ndër 100 emrat me fitimet më të mëdha gjatë vitit të kaluar, në fushën sportive, vetëm 2 janë femra dhe të dyja janë teniste: Maria Sharapova, në vendin e 26 dhe Serena Williams, në vendin e 47.

Lista me 30 më të paguarit
1 – Floyd Mayweather 300 mln USD
2 – Manny Pacquiao 160 mln USD
3 – Cristiano Ronaldo 79,6 mln USD
4 – Lionel Messi 73,8 mln USD
5 – Roger Federer 67 mln USD
6 – LeBron James 64,8 mln USD
7 – Kevin Durant 54,1 mln USD
8 – Phil Mickelson 50,8 mln USD
9 – Tiger Woods 50,6 mln USD
10 – Kobe Bryant 49,5 mln USD

#11 Ben Roethlisberger $$48.9 M – futboll amerikan
#12 Rory McIlroy $48.3 M – golf
#13 Novak Djokovic $48.2 M – tenis
#14 Zlatan Ibrahimovic $39.1 M – futboll
#15 Lewis Hamilton $39 M – Formula 1
#16 Ndamukong Suh $38.6 M – futboll amerikan
#17 Fernando Alonso $35.5 M – Formula 1
#18 Gareth Bale $35 M – futboll
#19 Jon Lester $34.1 M – bejzboll
#20 Derrick Rose $33.9 M – basketboll
#21 Sebastian Vettel $33 M – Formula 1
#22 Rafael Nadal $32.5 M – tenis
#23 Mahendra Singh Dhoni $31 M – kriket
#24 Neymar $31 M – futboll
#25 Carmelo Anthony $30.5 M – basketboll
#26 Maria Sharapova $29.7 M – tenis
#27 Carson Palmer $29 M – futboll amerikan
#28 James Rodriguez $29 M – futboll
#29 J.J. Watt $27.9 M – futboll amerikan
#30 Robinson Canò $27.6 M – bejzboll

Top Channel