LSI: 600 votues fiktivë në Vorë. Prokuroria të hetojë

11/06/2015 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama denoncoi nga salla e Kuvendit këtë të enjte, përpjekjet e opozitës, sipas tij, për të deformuar vullnetin e qytetarëve të Vorës më 21 Qershor.

Rama tha se janë regjistruar të paktën 600 votues fiktivë në këtë bashki. Ai kërkoi nga prokuroria që të nisë hetimet për rastin në fjalë.

“Është skandaloze heshtja e prokurorisë për këta keqbërës që me vetëdije kërkojnë të deformojnë vullnetin e qytetarëve. Në Bashkinë e Vorës janë shtuar në mënyrë fiktive, vetëm në një pjesë të qendrave të votimit të ish-bashkisë së vjetër, rreth 600 votues, me kontrata të rreme të bëra nga i njëjti noter, i cili është edhe vetë si objekt ashtu edhe subjekt i këtij aktiviteti të kundraligjshëm”, tha Rama.

Deputeti i LSI-së përmendi disa emra, mes të cilëve edhe punonjës të bashkisë aktuale të Vorës.

“Njëri prej tyre është Leonard Gjoni, ekonomist në kompaninë Agroblend, aq shumë të lakuar dhe të mbrojtjur politikisht, i cili nuk jeton, por do të votojë në Vorë. Një tjetër është Lavdije Keci, që jeton në Kavajë, është atje votuese, por figuforn votuese bashkë me bashkëshortin edhe në Vorë. Një tjetër personazh është Luan Beta, është shef i urbanistikës në bashkinë që drejtohet nga kryetari aktual”, shtoi Rama.

Top Channel