Për shpullat… ka dhe Kampionat Profesionist

11/06/2015 00:00

Njerëzit sfidojnë njëri-tjetrit në forma dhe mënyra nga më të ndryshmet, një i tillë është edhe Kampionati Profesionist i Shpullave.

Për të marrë pjesë në këtë kampionat nuk kërkon ndonjë përgatitje fizike të veçantë. Mjafton të kesh vullnet për të duruar dhe dhënë shpulla sa më gjatë.

Gara përfundon atëherë kur njëri prej rivalëve vendos të tërhiqet, i lodhur nga shpullat e marra, por ndodh që të mbyllet edhe pa vullnetin e tyre, si në këtë rast, kur në finale, njëri prej konkurentëve u plas pa ndjenja në tokë pas shpullës së kundërshtarit.

Top Channel