Zayn nuk i ndahet së dashurës

11/06/2015 00:00

Ai u largua nga One Direction që të jetë “një 22-vjeçar normal” dhe për “të shpenzuar më shumë kohë me të dashurën”, prandaj nuk është aspak surprizë që Zayn Malik ka shoqëruar të dashurën Perrie Edwards në promovimin e këngës më të re.

22-vjeçari ishte parë në Leeds me Perrie dhe shoqet e saj të grupit Little Mix, ku ato vazhdojnë të promovojnë këngën e tyre më të re “Black magic”.

Në një intervistë, Pierre ka thënë se nuk i pëlqejnë më flokët e Zayn, pasi ai i ka lyer me jeshile.

Zayn ishte larguar nga One Direction duke lënë adhuresit e grupit shumë të zhgënjyer, ndërsa Pierre ishte cilësuar si fajtore, pasi kishte ndikuar në vendimin e 22-vjeçarit.

Kohë më parë, Liam, anëtari tjetër i One Direction, kishte thënë se Zayn ishte larguar me arsyetimin se dëshiron që të kalojë më shumë kohë me familjen dhe të dashurën.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel