Kendall Jenner tregon të brendshmet

11/06/2015 00:00

Pasi tërhoqi vëmendjen para disa ditësh me vizitën e saj në Turqi, Kendall Jenner ka udhëtuar drejt Hong Kongut. Të enjten, 19-vjeçarja ka postuar një seksi “selfie” në Instagram ku tregon të brendshmet e saj “Calvin Klein”.

Në këtë foto, Kendall tregon me krenari trupin e saj, ndërsa zbulon edhe të brendshmet. “Hong Kong me Calvin Klein”, kishte shkruar ajo poshtë fotos. Motra e Kim, Kourtney dhe Khole Kardashian do jetë në kopertinën e “Vogue China” këtë muaj.

Edhe pse vetëm 19-vjeç, Kendall tani ka dëshmuar se është një yll dhe se është duke ngjitur një nga një shkallët e suksesit në fushën e modelimit. Ajo gjithashtu, ka prezantuar reklamën e saj të parë për parfumin më të ri të “Estee Lauder”.

Gjithashtu, Jenner është ne qendër të medieve rozë, pasi thuhet se është në një lidhje me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton. Kendall ka qenë në garat e fundit të F1, ndërsa të dy janë takuar për herë të parë në “Javën e Modës në Paris” kohë më parë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel