Punimet në rrugën Lushnjë-Berat, pas 2 muajsh i gjithë segmenti do të jetë funksional

11/06/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në aksin rrugor Lushnjë-Berat, Loti i parë i të cilit është i kalueshëm, ndërkohë që në pak muaj do të jetë funksionale e gjithë rruga.

Me një investim prej 490 milionë lekë, Loti 1, prej 5.5 kilometrash është ndërtuar tërësisht i ri. Paralelisht po punohet për sinjalistikën, ndriçimin dhe gjelbërimin.

Për të rritur standardet dhe sigurinë rrugore, gjurma e rrugës u projektua e re, ndërsa janë shmangur zonat e banuara dhe rruga, 11 metra e gjerë, me dy korsi, kalon përmes fushave në gjithë gjatësinë e saj.
 
Ndërtimit të saj iu dha prioritet dhe pritet që brenda dy muajsh e gjithë rruga të jetë funksionale. Ky Lot është një nga tre lotët e aksit Lushnjë-Berat, ndër akset e rëndësishme të infrastrukturës jugore, me një impakt të madh për një nga rajonet turistike dhe bujqësore të vendit.
 
Përmasa e gjelbër, sipas kryeministrit, duhet të jetë një element i rëndësishëm në projektimin, veçanërisht, të rrugëve turistike.

Top Channel