Meta: Jemi në një garë pa kundërshtarë. Opozita vetëm shpif

11/06/2015 00:00

Nga njësia nr. 10 në kryeqyteti, Ilir Meta deklaroi se koalicioni i djathtë po shkon drejt 21 Qershorit në një garë pa kundërshtarë.

“Një opozitë që vetëm shpif dhe shan është për të ardhur keq. Kjo e bën garën më të thjeshtë për ne në raport me qytetarët, por bën demokracinë më të varfër, sepse jemi në një garë pa kundërshtarë, në kuptimin e vërtetë të fjalës, të rivalitetit në ide, program, zgjidhjeve konkurruese”, tha Meta.

Por kjo, sipas kreut të LSI-së, ka një rrezik; vetëkenaqësinë.

“Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos biem pre e kësaj vetëkenaqësie. Nuk besojmë se në 18 muaj ka ndodhur mrekullia, por janë përballuar disa rreziqe themelore për ekonominë tonë, është frenuar një borxh i papërmbajtur, janë shlyer borxhet për punë publike, janë vënë pikat mbi “i” për disa nga drejtimet kryesore ku duhet të strukturohet ekonomia jonë, nga një ekonomi konsumi në një ekonomi prodhimi”, u shpreh kreu i Kuvendit.

Meta tha se mazhoranca ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme, por shprehu keqardhjen për mungesën e kontributit të opozitës në këto reforma. Ai vlerësoi si më të rëndësishmen reformën administratio-territoriale.

Kryetari i LSI-së kërkoi votën për kandidatët e kësaj force politike në Këshillin Bashkiak, ku vlerësoi praninë e madhe të rinisë.

Top Channel