Kosova në Njësinë 4: Kujdes për të gjitha shtresat

11/06/2015 00:00

Doktor Halim Kosova përpara banorëve të Njësisë 4 në kryeqytet premtoi se do të kujdeset për të gjitha shtresat shoqërore.

“Do të hyjë shtëpi më shtëpi, do të marrë gjithë informacionin e nevojshëm, në mënyrë që të bëjmë gjitha përllogaritjet dhe të fillojmë të japim kontributet për gjitha familjet me probleme të cilat jetojnë në Tiranë”, është shprehur Kosova.

Kandidati i së djathtës për Bashkinë e Tiranës, u shpreh se nuk do të merret me paraardhësit e tij dhe se çfarë kanë bërë ata, pasi ai do të merret vetëm me punë.

“Unë nuk kthej kokën mbrapa për të fajësuar dikë se çfarë është bërë këto katër apo 11 vjetët e fundit, unë shoh atë që kam përpara dhe pa humbur kohë do t’i futem punës për të bërë ato që ju mungojnë ju dhe gjithë banorëve të Tiranës”, ka deklaruar ai.

Doktor Kosova u shpreh se nuk është një politikan, por një menaxher dhe kërkoi votën edhe të socialistëve.

“Do jua shpërblej me punë të gjithë banorëve të Tiranës, që kudo ku kam shkuar demokratë, socialistë, të varfër, të pasur, qytetarë e fshatarë, më kanë ofruar mbështetje maksimale, e cila përkthehet në detyrim që në krye të Bashksië së Tiranës, të gjithë bashkinë ta vëj në shërbim të tyre”, është shprehur kandidati i PD-së për Tiranën, Halim Kosova.

Top Channel