Denoncimi i kandidatit të PD-së, policia nis hetimet

11/06/2015 00:00

Policia e Qarkut të Korçës njoftoi nisjen e hetimit pas denoncimit të marrë nga kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Pogradecit, Eduart Kapri.

Kapri denoncoi këtë të enjte në polici marrjen e një mesazhi kërcënues për t’u tërhequr nga gara për këtë bashki.

“Ke 3 ditë kohë për të tërhequr kandidaturën. Arsyet janë shëndetësore apo personale. Pas 3 ditësh një pjesëtar i familjes tënde do të zhduket. Mos të shkojë mendja te policia se pasojat do jenë të menjëhershme”, thuhet në mesazhin kërcënues të denoncuar nga kandidati demokrat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, ndërkohë që policia thotë se po punohet për identifikimin e autorit të mesazhit.

Top Channel