Vlorë, pranga 51-vjeçarit, dyshohet për vjedhjen e tetë banesave

11/06/2015 00:00

Ditën e enjte, Policia e Vlorës në kuadër të operacionit të koduar “Ganxha”, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë për kryerjen e tetë vjedhjeve, shtetasin Festim R. Sadikaj, 51-vjeç, lindur dhe banues në Selenicë të Vlorës.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye në fshatin Selenicë pasi gjatë një pune hetimore prej tre muajsh, Policia e Vlorës ka konstatuar se Sadikaj ka kryer disa vjedhje banesah në periudha të ndryshme.

Më 4 qershor 2013, Sadikaj kishte vjedhur pajisje shtëpiake në banesën e shtetasit A.A. në Selenicë, ndërsa më 18 shkurt 2014 kishte vjedhur materiale ndërtimi në banesën e shtetasit E.S. po në Selenicë.

Policia e Vlorës ka njoftuar se 51-vjeçari në maj të këtij viti, saktësisht në datat 6 dhe 23 maj, ka vjedhur në banesat e shtetasve A.L. dhe V.K., në këtë të fundit kishte marrë kabull elektrike.

Sipas raportit të policisë, për dy ditë, më 10 dhe 11 qershor, Sadikaj ka bërë tre vjedhje, në tre banesa të ndryshme. Ai kishte hyrë në banesën e shtetasit S.N. ku ka vjedhur enë kuzhine, pastaj në banesën e shtetasit B.M. ku ka vjedhur kabull elektrike, si dhe në banesën e shtetasit Ll. S. ku ka vjedhur pajisje shtëpiake.

Gjithashtu, shtetasi Festim R. Sadikaj rezulton me preçedent penal pasi është dënuar më parë nga shteti italian me 6-vite burg për veprën penale “Vjedhje”.

Top Channel