Malësi e Madhe, Basha: Më 21 Qershor votoni dinjitetin

11/06/2015 00:00

Lulzim Basha prezantoi në Malësinë e Madhe ofertën e opozitës më 21 Qershor, e cila në themel ka uljen e taksave.

“Ulja e taksave është oferta jonë për heqjen e lakut dhe daljen nga qorrsokaku. Ju do të zgjidhni mes ofertës tonë për uljen e taksave dhe çmimeve dhe ofertës së tyre për kapjen e pushtetit me çdo kusht”, deklaroi Basha.

Kreu i demokratëve akuzoi sërish dy krerët e mazhorancës për shit-blerjen e votës, por shprehu bindjen se shqiptarët nuk do të shesin dinjitetin e tyre më 21 qershor.

“Dyshja Rama-Meta solli të keqen dhe i gënjen mendja se më 21 Qershor do të mund të blejnë me 30 mijë lekë dinjitetin tuaj. Varfëria që mbollën është në armiqësi me ta, është ndëshkimi dhe mallkimi i tyre”, u shpreh Basha.

Top Channel